LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: S’ka kurrfarë ndarje në Vetëvendosje

Ahmeti: S’ka kurrfarë ndarje në Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka filluar rreth orës 14:00.

Kryetari Ahmeti tha se po shkon t’i ndez dritat e bredhit të Krishtlindjeve si kryetar i kryeqytetit ndërsa mohoi se ka ndarje në dy taborë në Vetëvendosje.

Ai madje tha se as që duhet t’i bëhet pyetja nëse është për apo kundër liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili ditët e fundit u bë temë diskutimi pasi që anëtarja tashmë e dorëhequr Aida Dërguti e ka fyer atë në një komunikim në Viber.


Duke folur për dorëheqjen e ish bashkëpartiakes së tij Ahmeti tha se për këtë duhet pyetur ajo dhe se në mbledhje të Kryesisë ende nuk është marr kurrfarë vendimi.

Ai tha se është një diskutim normal dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Mbledhja po zgjat sepse mbledhjet e kryesisë së VV gjithnjë kanë qenë më shumë se katër orë VV i ka mbledhjet e gjata sepse vendimet i marrim mes diskutimeve. Diskutimi është normal, anëtarët e kryesisë dhe deputetet janë duke u shprehur për gjërat që kanë ndodhë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”.

Kryetari i Prishtinës mohoi kategorikisht se ka ndarje të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jo more s’ka kurrfarë ndarje”, tha Ahmeti. /kp/Telegrafi/