LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çështja e burgjeve të mbipopulluara dhe propozim ligji për amnisti

Maqedoni, çështja e burgjeve të mbipopulluara dhe propozim ligji për amnisti

Mbi 4 mijë persona në Maqedoni janë duke pritur që të vuajnë dënimin në një nga burgjet e vendit. Kjo për shkak se burgjet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë të dënuarit. Këtë e konfirmojnë nga Drejtoria për zbatimin e sanksione nga ku thonë se burgjet e vendit janë të mbipopulluara.

Në Maqedoni, 4 mijë persona presin radhë që të kryejnë dënimin me burg. Këta persona janë dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor por nuk ka vend në burgje që të kryejnë dënimin. Në burgjet e vendit tani për tani kemi 2484 të dënuar që janë duke e vuajtur dënimin, ndërsa në paraburgim ka 250 persona që presin vendim gjyqësore – informojnë nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve.

Vetë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë një vizite në burgun e Idrizovës muaj më parë, tha se kushtet në burgje janë katastrofale dhe mbipopullimi i tyre është jashtë çdo standardi. Për të zgjidhur pjesërisht problemin, ai përmendi propozim-ligjin e amnistisë.


“Kjo është jashtë çdo aksepti human për të vuajtur dënimin e burgut. Një pjesë e zgjidhjes së problemit është edhe ligji i amnistisë. Me këtë numër të mbingarkuar, me këto kushte, jam i sigurt se nuk është zgjidhje përfundimtare. Unë jam i bindur se edhe Qeveria edhe Kuvendi do të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për këto kushte të këqija dhe jo humane që i pamë”, kishte thënë më herët kryeministri Zoran Zaev.

Propozim-ligji për amnisti në Maqedoni do të duhet të miratohet nga Kuvendi deri në fund të vitit kurse me këtë, shteti synon t’i zbrazë burgjet duke i falur kryerësit e veprave më të lehta penale. Nuk parashihet amnisti për personat me burg të përjetshëm, për vrasje, për vepra penale për zgjedhjet dhe votimet, për vepra penale kundër lirisë gjinore dhe as për vepra penale kundër shtetit.

Me këtë propozim-ligj parashihet të përfitojnë të gjithë individët të cilët kanë vuajtur dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, kurse personave të cilët janë të dënuar me burg prej 5 vjetësh, dënimi do t’ju zvogëlohet për 30%. Sipas qeverisë me këtë propozim ligj do të arrihet deri te risocializimi i të dënuarave.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori