Sipas njё studimi tё institutit tё Uashingtonit “Pew Research Center” numri i myslimanёve nё Evropё do tё rritet. Megjithatё kjo nuk ёshtё arsye pёr tё ndjellë fantazmёn e islamizimit tё Perёndimit, mendon analisti Loay Mudoonhl.
“Numri i myslimanёve nё Evropё do tё rritet dukshёm” dhe “Evropa do tё bёhet mё myslimane”. Kёshtu ose nё mёnyrё tё ngjashme formulohen kryetitujt nё shumicёn e medieve nё Gjermani, qё kanё raportuar mbi rezultatet e hulumtimit tё institutit studimor nё SHBA “Pew Research Center”, shkruan për DW analisti Loay Mudoonhl.
Njё katastrofё e pashmangshme?
Tituj tё tillё tingёllojnё, sikur ne do tё na duhej qё pёr arsye tё ndonjё zhvillimi tё mundshёm demografik tё pёrgatiteshim si para njё katastrofe natyrore tё pashmangshme, e cila mund t’i lёkundte themelet e shoqёrive europiane. Sidoqoftё njoftime tё tilla mund t‘u kenё ngjallur shumё qytetarёve tё thjeshtё tё paktёn siklet, veҁanёrisht nёse mediet e kanё lёnё pasdore, qё kёto rezutate jorealiste tё studimit t’i shpjegojnё nё mёnyrё kritike.
E sikurse edhe pritej populistёt e djathtё dhe islamofobёt e tё gjitha ngjyrave, qё prej vitesh anё e mbanё paralajmёrojnё pa u lodhur pёr rrezikun e islamizimit dhe krjimit tё njё “Eurabia” nё Gjermani dhe nё Perёndim, shohin tani tё jenё konfirmuar nga studiues tё njohur tё SHBA-sё pёrfytyrimet mё tё kёqia tё tyre.
Por duke analizuar mё saktё menjёherё tё bёhet e qartё se rezultatet e studimit nuk janё patjetёr tё pёrshtatshme pёr tё formuluar parashikime bindёse mbi zhvillimin faktik tё popullsisё nё vendet perёndimore. Kjo pёr faktin se studimi niset duke u bazuar nё kushtet mё ekstreme. Kёtё e vёshtirёson edhe mё shumё fakti, se deklarata tё vlefshme mbi lёvizjet globale tё migracionit nё dekadat e fundit janё dёshmuar si me shumё mangёsi.
Liria e besimit ёshtё njё e drejtё themelore
Kush argumenton me kolona shifrash, pa dashur shket nё logjikёn e radikalёve paranojakë dhe tё profetёve tё fundit tё botёs. Kёta nuk janё sinqerisht tё interesuar pёr integrimin e migrantёve nё bashkёsitё e demokratёve. Ndaj ёshtё shumё mё e rёndёsishme tё shtrohet ҁёshtja parimore, se si demokracitё e shtetit ligjor pajtohen me faktin, qё numri i myslimanёve nё Europё do tё rritet nё tё ardhmen.
Nё kёtё kontekst duhet theksuar se ёshtё ҁёshtje private fakti se nё ҁfarё besojnё ose nuk besojnё qytetaret dhe qytetarёt nё shtetin ligjor pluralist demokratik. E drejta themelore e besimit fetar ka njё vlerё tё madhe nё kushtetutёn tonё tё lirё demokratike. Aq mё tepёr shteti me botёkuptim neutral e ka detyrim tё mbrojё lirinё e besimit – e kjo madje edhe nёse botёkuptimi fetar bie nё kundёrshtim me normat shoqёrore tё shumicёs sё shoqёrisё. Por kjo nuk do tё thotё qё tё gjitha ҁfarё kёrkon njё fe tё jetё ligj dhe tё realizohetn nё shtetin demokratik.
Myslimanёt nuk janё “automatё tё Kuranit”
Studimi aktual i “Pew Research Center” padyshim sugjeron qё shoqёritё europiane nё tё ardhmen duhet tё pёrgatiten pёr njё prani mё tё madhe tё myslimanёve nё hapёsirёn e tyre publike. Po ashtu duhet tё pёrgatiten edhe qё qytetarёt myslimanё tё Europёs do tё insistojnё qё ta jetojnё tё lirё dhe hapur besimin e tyre, ashtu siҁ e praktikonё ҁdo ditё edhe tё gjithё anëtarёt e feve tё tjera, e nё radhё tё parё të krishterёt.
Ky konstatim i studimit nuk ёshtё arsye pёr tё ndjellë fantazmёn e “islamizimit tё Perёndimit”. Sepse “Islami” nuk ekziston si njё njёsi statike e pandryshueshme. Ky ёshtё njё trill si i salafistёve, ashtu edhe i lёvizjeve islamofobe. As myslimanёt nuk janё njё bllok monolit nё asnjё vend tё botёs. Nuk ёshtё vetёm feja qё pёrcakton sjelljen. E formuluar mё mprehtё: ata nuk janё “automatё tё Kuranit”. Nё secilin vend me karakter islamik faktikisht propagandohet dhe praktikohet njё variant i ndryshёm i fesë islame.
Edhe myslimanёt po bёhen laikё
Pikёrisht edhe pёr kёtё arsye janё tё destinuara tё dёshtojnё pёrpjekjet e forcave radikale tё djathta, qё e paraqesin “Islamin e prapamebtur dhe tё afёrt me dhunёn” si modelin e kundёrt tё Perёndimit tё iluminuar dhe tё civilizuar. Ky dualizёm naiv nuk u pёrshtatet realiteteve komplekse. Qysh tani mbi 80 % e qytetarёve myslimanё nё Evropё janё laikё nё kuptimin e mirёfilltё tё fjalёs. Shifra tё reja vёrtetojnë, se gjithnjё e mё pak myslimanё nё Europё e jetojnё nё mёnyrё aktive fenë e tyre; njё tёrheqje nё heshtje nga besimi po duket gjithnjё e mё shumё, pёrkundёr tё gjitha fantazive pёr sundim tё botёs nga islamistёt radikalё.
Nuk ёshtё aq i rёndёsishёm numri i myslimanёve nё Evropё. Shumё mё e rёndёsishme ёshtё qё ne tё reflektojmё pёr kuptimin e qytetarisё nё demokraci. Kjo do tё thotё, tё krijojmё mundёsi tё reja pёr njё pjesёmarrje tё vёrtetё tё qytetareve dhe qytetarёve nё shoqёritё e migracionit nё Evropё dhe njёkohёsisht tё mbrojmё arritjet e demokracive tё lirisё, përfundon teksti i analistit Loay Mudoonhl për Deutsche Welle.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hapen qendrat e votimit në atë që pritet të jetë raundi i parë në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Toka është anuar pothuajse një metër – shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka ‘vija të kuqe’ në mbështetjen e Ukrainës
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj