LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Për ne kursi i shtetit është më i rëndësishëm se pozitat ministrore (Video)

Kasami: Për ne kursi i shtetit është më i rëndësishëm se pozitat ministrore (Video)

Para se të mendojmë për vende të ministrave, ne mendojmë për kursin e shtetit, për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, por sigurisht që jemi në komunikim me kryeministrin dhe sikur të uleshim të bisedojmë për çfarë do qoftë pozite të Lëvizjes Besa në Qeverinë e Maqedonisë, së pari do të kishim biseduar për kursin e shtetit , e më pas për dikasteret që do t’i kishte marrë partia jonë, tha në intevistë për Radio Evropa e Lirë Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa.

Në pyetjen rreth stabilitetit të Qeverisë dhe vlerësimin e tij se ku do të jetë përqëndrimi i Qeverisë, Kasami përshëndeti veprimet dhe vendosmërinë e kryeministrit për të pastruar kriminelët e pushtetit të kaluar, veçanërisht fajtorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend dhe inkurajoi kryeministrin që veprimet e rradhës të jenë pastrimi i elementeve problematike që kanë qenë pjesë e pushtetit të kaluar, por janë edhe pjesë e Qeverisë së aktuale.

“Në rast se kryeministri vendos që plotësisht të pastrojë tërë atë që ka ndodhur gjatë 10 viteve të kaluara, me siguri që vendoset në pikëpyetje edhe pjesëmarrja e BDI-së në Qeverinë aktuale, atëherë edhe ne do të kishim shqyrtuar pozitat tona dhe do të ishim kyçur në mënyrë më aktive në biseda për të qenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Kasami.


Sa i përket çështjes së bojkotit aktual të OBRM-PDUKM-së në Kuvend dhe arrestimit të gjashtë deputetëve, kryetari i Lëvizjes Besa tha se në një rast të përgjakshëm si 27 prilli kur grup protestuesish u orientuan kah Kuvendi dhe përdorën dhunë ndaj të zgjedhurve të popullit, kjo gjë patjetër të ndriçohet plotësisht, sepse në të kundërtën len një njollë të zezë mbi tërë partinë OBRM-PDUKM dhe shtoi se kjo parti me zgjedhjen e kryetarit të ri do të krijojë një frymë të re për idetë e tyre rreth politikës së jashtme të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori