LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do t’i promovoj të drejtat e njeriut

Tahiri: Do t’i promovoj të drejtat e njeriut

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, ka thënë se si ministër do të promovoj të drejtat e njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Filozofia e të drejtave të njeriut është e gjithëpranishme dhe duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet”.

Postimi i plotë Tahirit në Facebook:


“Sot, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut pasqyron idenë se çdo ditë është e duhura për të punuar për barazi, drejtësi dhe dinjitet mes njerëzve. Kjo ditë shënon nënshkrimin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara, dokument bazë për vënien e standardeve në këtë fushë. Filozofia e të drejtave të njeriut është e gjithëpranishme dhe duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet.             Një aspekt i rëndësishëm i rolit tim si ministër i Drejtësisë është promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë. Derisa reflektojmë për Ditën e të Drejtave të Njeriut, le të miratojmë mesazhin e kësaj dite duke luajtur rolin tonë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njëri-tjetrit. Vendi ynë bazohet në vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe duhet të bëjmë sa më shumë që këto vlera ti mbrojmë në sistemin tonë juridik”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori