Ju lëpin shpesh qeni juaj? Ndoshta ashtu dëshiron t’ju shfaqë dashurinë
Lëpirja si formë komunikimi midis qeneve fillon që në momentin kur lindin. Nëna këlyshët me lëpirje i pastron dhe i than, mirëpo nëse lindin të verbër dhe të shurdhër, shija është njëra ndër mënyrat që të njihen me ambientin, transmeton Telegrafi.
Meqenëse komunikojnë ndërmjet vete, po ashtu komunikojnë edhe me njerëzit.
Lëpirja mund të jetë përshëndetje, mirëpo me të mund të tregojnë edhe dominimin.
Ndonjëherë kur qeni na lëpin dëshiron ushqim, gjithashtu është shprehi të cilën e arrijnë sikur bebet.
Duke lëpirë nënën rreth gojës i bëjnë me dije që janë të uritur, prandaj sinjale të ngjashme mund t’ju dërgojnë edhe juve.
Pos komunikimit dhe dëshirës për ushqim, qentë dëshirojnë të hulumtojnë dhe gjuha është njëri ndër organet i cili shpesh shërben për të hulumtuar.
Shembull i mirë është kur arrini në shtëpi dhe nëse keni përkëdhelur ndonjë kafshë tjetër, ekziston shansi që qeni të dëshirojë të hulumtojë se për kë është fjala, por njëherësh edhe të eliminojë aromën nga ju.
Tërheqja e vëmendjes është edhe një arsye përse qeni ju lëpin.
Neve ndonjëherë na duket që po marrim puthje të shumta nga ata, ndërkaq ata e dinë mirë që pas puthjes pason ëmbëlsira.
Me puthje të tilla qentë shfaqin dashurinë dhe respektimin ndaj njerëzve. Megjithatë, edhe pse qeni është i shëndetshëm, nuk rekomandohet që t’ju lëpijë mu përreth gojës, sepse me gjuhë dëshirojnë të hulumtojnë, dhe kurrë nuk e dimë se çfarë saktësisht ka “hulumtuar” gjatë kohës së shëtitjes.
Edhe një gjë interesante është që qeni ju lëpin më shumë kur jeni të djersitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
“Seksi i Dytë”
Mësoni të puthni për t’ju mbajtur në mend!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City