Organizata më e fuqishme kriminale italiane “Cosa Nostra” ka ngritur bazat e saja në Shqipëri.
Lajmi i bujshëm bëhet akoma edhe më alarmant kur burimi i tij nuk janë ato mediatike, që mund të kenë edhe doza spekullimi, por vetë ministri i Brendshëm italian, Marco Minitti.
Sipas raportit të paraqitur në Parlamentin italian, nga ministri Minitti rezulton se të paktën një nga familjet mafioze siçiliane ka hyrë në bashkëpunim të fuqishëm me trafikantë shqiptarë të drogës, duke ngritur edhe bazat e saj në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm i Italisë në raportin që i paraqet Parlamentit për punën e bërë nga Drejtoria e Anti-mafias për 6-mujorin e dytë të vitit 2016 disa herë përmend trafikantët shqiptarë të drogës si bashkëpunëtorë të “Cosa Nostra”-s, por në faqet 64-65 përmendet një emër konkret.
Sipas raportit një anëtar i familjes mafioze Carollo, nga Palermo, kishte ngritur një bandë e cila sillte kanabisin nga Shqipëria në Milano.
“Edhe aktiviteti i trafiku i drogës është sektori që na ka lejuar, në këtë 6-mujor, të kuptojmë nga sinjalet e marra shtrirje të aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri. Gjatë operacionit “Rubens”, i përfunduar në nëntor nga Policia e Shtetit, u kap një organizatë kriminale, me seli në Milano, aktive në importim e marihuanës nga Shqipëria ku merrte pjesë edhe djali i një anëtari të familjes CAROLLO të Palermos”, thuhet në raportin e ministrit të Brendhsëm të Italisë.
Po kështu përmendet edhe një rast i identifikuar në nëntor të 2016, kur në Catania të Siçilisë u kap gati 1 ton kanabis.
“Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e Shqipërisë si vend origjine të ngarkesës, brigjeve të Pulias si një vend hyrjeje dhe aksit rrugor të Kalabrisë si një kanal transiti për Sicilinë”, thuhet në raport.
Po kështu një element tjetër është edhe rritja e aktivitetit kriminal të trafikantëve shqiptarë të drogës që tashmë po merren veç kanabisit edhe me drogat e forta si kokaina.
Autoritet italiane janë alarmuar sepse shqiptarët nga furnitorë të kanabisit janë bërë edhe trafikantët më të mëdhenj të kokainës duke e sjellë vetë nga vendi origjinës në Amerikën Latine për t’u shitur në Itali, ose për ta shpërndarë më tej në Europë.
Ministri italian në raportin e tij referon për operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku shqiptarët ishin 11 dhe italianët 7, në këtë mes italianët ishin pjesa logjistike e grupit që gjenin baza të fshehta dhe telefonë të papërgjueshëm.
Grupi kishte dy shefa, një italian dhe një shqiptar,që ishin specializuar në kanabis dhe heroinë.
Shqipëria ka kohë që është rruga ballkanike e drogës për familjet mafioze italiane dhe bashkëpunimi me shqiptarët është shumë i vjetër.
Por tashmë në familjet mafioze italiane janë infiltruar shumë shqiptarë që po bëjnë karrierë brenda familjeve.
E për më shumë tashmë “Cosa Nostra” po ngre edhe bazat e saj në Shqipëri. /Shqitarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania