LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet nga 10 metra lartësi, derisa po bënte ushtrime për t’ju bërë përshtypje shokëve (Video, +16)

Rrëzohet nga 10 metra lartësi, derisa po bënte ushtrime për t’ju bërë përshtypje shokëve (Video, +16)

Një adoleshent është rrëzuar në tokë nga 10 metra lartësi, derisa po tentonte bënte ushtrime nga një karrige lëvizëse, vetëm dhe vetëm që t’ju bëjë përshtypje shokëve të klasës.

14-vjeçari po qëndronte i varur në karrige në parkun e lodrave Jamberoo në Kiama në Neë South Wales, kur befasisht i rrëshqitën duart dhe përfundoi në tokë, transmeton Telegrafi.


Dhe derisa një shok i tij po e filmonte duke bërë ushtrime, ai në një moment humb fuqinë në duar dhe rrëzohet në tokë nga 10 metra lartësi.

Por është interesant se si ka shpëtuar me vetëm thyerje të gjurit edhe pse ishte një lartësi shumë e madhe, ndërsa miqtë që e kanë parë këtë moment rrëqethës e kanë quajtur mikun e tyre njeriun më me fat në botë. /Telegrafi/