LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk i lejon xhudistët të marrin pjesë me simbolet e Kosovës, Kuka i refuzon kushtet e tyre

Rusia nuk i lejon xhudistët të marrin pjesë me simbolet e Kosovës, Kuka i refuzon kushtet e tyre

Vazhdojnë problemet për sportistët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Kësaj radhe është shteti i Rusisë që i ka ndaluar xhudistëve kosovarë që të marrin pjesë në Mastersin e tyre me simbolet e shtetit tonë.


Ka qenë trajneri i Kosovës, Driton Kuka që ka konfirmuar një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar.

Përgjigja zyrtare që Kosova nuk do të mund të marrë pjesë me simbolet shtetërore në Rusi ka ardhur nga ministria e jashtme ruse.

E për këtë ka reaguar ashpër trajneri Driton Kuka që nuk i pranon kushtet e tyre, pasi dëshiron që Kosova të marrë pjesë si vend i barabartë me të gjitha të tjerat.

“Mastersi pa Kosovën!. Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilën zgjedhje nuk do e pranojmë”, ka shkruar Kuka.

“Përfundimisht sot nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë erdh përgjegje zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori”, vazhdoi tutje Kuka.

Tutje Kuka ka thënë se këto janë barriera politike por që nuk do t’i ndalin pasi do të punojnë pavarësisht pengesave.

“Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezantojnë shtetin tonë.”

“Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike por ne prapë do punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave. Fotot triumfale nga gara e fundit në Hagë e dy Koloseve tona”, ka përfunduar Kuka, duke i bashkangjitur dy foto të festës së Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit.

Është e dhimbshme se si dy xhudiste të shkëlqyera nuk mund të marrin pjesë në një garë ku janë favorite për medalje për kësi lloj barriera politike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori