LAJMI I FUNDIT:

Tensionohet situata, protesta të dhunshme në Bregun Perëndimor (Live)

Tensionohet situata, protesta të dhunshme në Bregun Perëndimor (Live)

Një gazetë pro lëvizjes islamike Hezbollah në Liban i ka deklaruar “luftë deri në vdekje Amerikës” në faqen e parë të saj, ku shfaqet edhe një foto me flamurin amerikan duke u djegur, një ditë pasi Donald Trump njohu zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti amerikan shkaktoi iritim anembanë Lindjes së Mesme me njoftimin e një dite më parë, që përbën edhe një ndryshim drastik të politikës amerikane kundrejt Jerusalemit.


Gazeta libaneze “al-Akhbar” e quan sot vendimin “Balfurin e ri të Amerikës”, duke iu referuar “Deklaratës së Balfurit”, në të cilën Britania e Madhe përcaktonte ngritjen e një shteti për hebrenjtë në Lindjen e Mesme thuajse një shekull më parë.

“Sot në Palestinë ekziston një rezistencë e aftë dhe e fuqizuar që zotëron mijëra raketa që mund të godasin Tel Avivin”, thuhet më tej në artikull. Hezbollahu, një organizatë e armatosur rëndë ushtarake dhe politike, ka luftuar përgjatë vitesh disa herë ndaj Izraelit, që prej krijimit të saj në vitin 1982, transmeton Top Channel.

Protesta spontane nisën në Rripin e Gazës gjatë orëve të natës së djeshme, me disa të rinj të irrituar që digjnin goma makinash, flamuj amerikanë dhe izraelitë, si dhe postera të Trumpit, ndërsa frika sa vjen e rritet për gjakderdhje të reja në rajonin e trazuar.

Ushtria izraelite ka njoftuar se do të dërgojë disa batalione në Bregun Perëndimor përpara së premtes, ndërsa trupa të tjera ushtarake do të jenë në gatishmëri për të adresuar “çdo zhvillim të mundshëm”.

E ndërsa ushtria izraelite njoftoi dislokimin e trupave shtesë në Bregun Perëndimor, protesta masive kanë shpërthyer në territorin palestinez në kundërpërgjigje të lëvizjes së fundit të Trumpit.

Palestinezët nisën greva në të gjithë Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës që prej së enjtes, ndërsa këtë të premte, pas lutjeve të mesditës kanë nisur edhe protesta të dhunshme.

BREAKING: Violent protests in West Bank after Trump's Jerusale…

BREAKING: Violent protests in West Bank after Trump's Jerusalem decisionFull story: http://dailym.ai/2zWZI3M

Posted by Daily Mail on Donnerstag, 7. Dezember 2017

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori