LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

LDK kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë për kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me shtënien me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, gjegjësisht ministër i Diasporës.

Shefi i GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se kanë dorëzuar tashmë dokumentin në Kuvend për sjelljet e pahijshme të zyrtarëve të lartë qeveritar, në veçanti të ministrit Gashi.

Ai tha se GP i LDK-së kërkon që Kuvendi të votojë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gashi.


Tahiri: Të  merren masa ndaj zv/kryeministrit Gashi, për të shtënat me armë (Video)
Lexo po ashtu Tahiri: Të  merren masa ndaj zv/kryeministrit Gashi, për të shtënat me armë (Video)

“Ne kemi analizuar me kujdes sjelljen e tij dhe ajo sjellje bie ndesh me Kodin penal të Kosovës për armëmbajtje pa leje”, tha Hoti.

Sipas tij, sjellja e ministrit Gashi mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e institucioneve të shtetit.

“Me këtë është dëmtuar imazhi i Qeverisë së Kosovës para qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Prandaj, ne kërkojmë këtë interpelancë me kryeministrin për të diskutuar në detaje se si mundet një zyrtar i lartë të sillet kështu”, tha Hoti.

Ndryshe, ditë më parë në media ka qarkulluar një video ku në një aheng shihen zyrtarë të lartë shtetërorë, ndër ta edhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi duke shtënë me armë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori