LAJMI I FUNDIT:

Shatri: Shumë zëvendësministra, por kanë shumë punë për të bërë

Shatri: Shumë zëvendësministra, por kanë shumë punë për të bërë

Buxheti i Kosovës do ta tejkalojë ngarkesën që e ka me kryerjen e pagave për stafin politik në Qeverinë e Kosovës. Kështu thotë Haki Shatri, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shatri  tha se numri i zëvendësministrave është i lartë por vendit i duhet shumë punë.

“Është e vërtetë ka shumë zëvendësministra por ka shumë punë për të bërë. Ata me punën e tyre e arsyetojnë pagën që e marrin nga buxheti i Kosovës”, tha Shatri në Tribuna Channel.


Ai ka shpalosur prioritet financiare të Qeverisë Haradinaj, duke thënë se do të jetë një buxhet zhvillimor për Kosovën.

Shatri kritikoi opozitën e tanishme që nuk kanë shpalosur një program të qartë se si duhet të shfrytëzohet buxheti i vendit.

Ai shtoi se opozita e tanishme është duke e kundërshtuar këtë buxhet vetëm pse është në rolin e opozitës.

Madje ai shtoi se një pjesë e opozitës nuk ka përse të kritikojë buxhetin e tanishëm të Qeverisë Haradinaj, për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë në qeverisje të vendit, kur është projektuar ky buxhet.

Ai po ashtu u shpreh se kjo parti ka qenë edhe në krye të Ministrisë së Financave, por edhe në krye të Qeverisë, dhe se sipas tij, nuk ka pasur ndonjë ndryshim nga ajo që është prezantuar nga Ministri i kaluar i Financave, Avdullah Hoti. /Tribuna/