Zaev-Mogherini: Plani për zgjerim të BE-së duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Moghereini. Në takimin me Mogherini, në të cilën morë pjesë edhe Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane dhe Nikolla Dimitrov, ministër për punë të jashtme, kryeministri Zaev theksoi se përkushtimi dhe angazhimi personal i përfaqësuesve të lartë të institucioneve të BE-së, si dhe përkrahja institucionale të trupave të BE-së janë me rëndësi kyçe për përkrahje të përpjekjeve aktuale të Qeverisë së Maqedonisë.
Ai shtoi se janë investuar përpjekje të mëdha nga ana e Qeverisë dhe BE-së për ta kthyer Maqedoninë në rrugën e vërtetë dhe të krijohen ngjarje pozitive pas krizës politike në vend.
“Tani është koha t’i shfrytëzojmë gjithë këto përpjekje. Vazhdojmë me përkushtim të fuqishëm dhe vullnet të padiskutueshëm politik, edhe pse në plan të brendshëm kemi rrethana të caktuara politike”, tha Zaev, duke shtuar se shpreson që BE-ja do të shfaq vizion dhe do të sigurojë vendim për fillim të negociatave për anëtarësim gjatë gjysmës së parë të vitit 2018.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini tha se është i dukshëm përparimi që ka realizuar vendi për vetëm një vit dhe se ajo është shenjë e mirë sa i përket progresit në integrimet euro-atlantike, duke shtuar se muajt e parë të vitit 2018 do të jenë me rëndësi kyçe sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Escobar: Kemi marrë garanca nga OBRM-PDUKM se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251