LAJMI I FUNDIT:

Limaj kërkon nga qendrat tregtare t’i hapin dyert për prodhimet vendore

Limaj kërkon nga qendrat tregtare t’i hapin dyert për prodhimet vendore

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, priti në takim përfaqësuesit e qendrave tregtare në Kosovë. Gjatë takimit Limaj tha se Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mbrojtur prodhimet vendore, duke kërkuar nga ta që t’iu japin hapësirën e duhur.

Duke vlerësuar rëndësinë që kanë qendrat tregtare, zëvendëskryeministri Limaj tha se ata janë kontribuues të mëdhenj të buxhetit, duke krijuar vende pune. “Qeveria do t’i eliminojë pengesat me të cilat përballen ata, me kushtin që të funksionojnë sipas rregullave dhe ligjeve të miratuara në Kosovë”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Limaj theksoi se Qeveria e Kosovës është e fokusuar për t’i dhënë mbështetje prodhimit vendor. “Interesi ynë dhe i juaji është rregullimi i tregut të brendshëm. Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur për të stimuluar prodhuesit vendor. Kërkojmë nga ju t’i jepni hapësirë dhe mundësi prodhimeve vendore. Ta bëjmë edhe ne në Kosovë, siç e kanë vendet tjera promovimin dhe mbështetjen për prodhimet vendore”, ka thënë Limaj.


Ai ka propozuar që të ketë bashkëpunim profesional mes qendrave tregtare dhe bizneseve vendore, ku do të respektoheshin interesat e të gjithëve, si dhe kërkoi nga ta që të mos u kërkojnë qira ekspozimit të prodhimeve vendore.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të promovuar prodhimet vendore, duke kërkuar nga Qeveria që t’ju ndihmojë në heqjen e disa barrierave me të cilat ata përballen, si asgjësimi i mallit, siguria fizike e objekteve dhe pagesa për energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori