LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dhe Lebet nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e Këshillit ndërministror për ujëra

Haradinaj dhe Lebet nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e Këshillit ndërministror për ujëra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e udhëhoqi takimin e Këshillit Ndërministror për Ujëra. Fillimisht kryeministri Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet nënshkruan Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi popullin zviceran, Konfederatën e Zvicrës dhe gjitha institucioneve tjera për përkrahjen e fuqishme, që është me vlera financiare shumëmilionëshe për menaxhimin dhe operimin me ujëra në Kosovë.

“Lajmi se 87 për qind e familjeve të Kosovës kanë ujë të pastër, ujë të pijshëm, është lajm i rëndësishëm”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar të rëndësishëm edhe procesin e ndërtimit të impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, veç atyre ekzistuese në Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë.


Kryeministri Haradinaj, tha se institucionet në Kosovë, duhet t’i japin rëndësinë, peshën dhe seriozitetin më të madh ujit të pijshëm.

“Të gjitha organizatat që trajtojnë dhe që merren me ujëra, duhet ta kuptojnë seriozitetin dhe peshën e kësaj teme”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj falënderojë Qeverinë Zvicerane dhe ambasadorin Lebet, për kujdesin dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit zviceran për Kosovën dhe qytetarët e saj në të gjitha etapat e zhvillimit tonë si shtet.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se është krenar që shteti i tij ka kontribuar në suksesin e këtij projekti.

“Kemi arritur që t’ju ofrojmë shumicës së ekonomive familjare ujë të pastër, duke i falënderuar edhe autoritetet kosovare dhe anëtarët të këtij grupi ndërministror”, tha ambasadori Lebet.

Që nga viti 1999, Zvicra ka kontribuar në sektorin e shërbimeve të ujit me një investim të përgjithshëm prej rreth 70 milionë euro dhe ka zotuar po ashtu edhe 30 milionë të tjera për periudhën 2017-2020, me fokus në menaxhimin e burimeve ujore, ndryshimet klimatike dhe efiqiencën e energjisë.

Një aspekt i rëndësishëm i mbështetjes zvicerane është përmirësimi i qeverisjes së sektorit të ujit. Zvicra e mbështet Këshillin Ndërministror të Ujërave që nga themelimi i saj, në vitin 2009. Ky mekanizëm qeveritar, vendim marrës dhe Koordinues, i vendosur në Zyrën e Kryeministrit, luajti rol vendimtar në zhvillimin e sektorit të ujërave. Sot, struktura dhe organizimi i sektorit të ujërave në Kosovë është vlerësuar lartë nga organizata të shquara ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori