LAJMI I FUNDIT:

Gruda: Marrëveshja me Malin e Zi nuk është për Demarkacionin (Video)

Gruda: Marrëveshja me Malin e Zi nuk është për Demarkacionin (Video)

Anëtari i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi, Zejnullah Gruda, ka theksuar se anëtarët e mëhershëm të këtij komisioni, nuk kanë nënshkruar marrëveshje për demarkacionin e kufirit.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ka thënë se e gjetura e parë dhe më e rëndësishme e Komisionit aktual, është se nuk ka marrëveshje për demarkacionin e kufirit, por ka një marrëveshje e cila është titulluar – “marrëveshja për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”.

“Problemi i demarkacionit, sipas kësaj marrëveshje është trajtuar nën nenin 4, ku në këtë nen shkruan tekstualisht, se kufiri shtetëror ndërmjet palëve do të shënjohet me shenja kufitare. Kufiri shtetëror do të shënohet në periudhën prej dy vitesh, nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje”, ka shtuar Gruda.


Ai më tutje ka pyetur se “pse nuk thuhet, që është lidhë një marrëveshje, që nuk ka të bëjë më demarkacionin. Ka të bëjë me delimitacionin – me caktimin e ri të kufirit, në mes Kosovës dhe Malit të zi”.

“Kjo për mua është brengosëse. Këtu ose kemi të bëjmë me njerëz që nuk e dinë dallimin në mes demarkacionit dhe delimitacionit, ose me persona të cilët intimisht dëshirojnë të fshehin ‘diçka nën tepih’”, ka theksuar Gruda./Telegrafi/