Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), gjatë ceremoninë së ndarjes të çmimeve për vullnetarizëm dhe aktivizëm qytetar, sot në Prishtinë ka shpërblyer disa vullnetarë në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim, Promovimi i Vullnetarizmit dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”.
Shpend Emini nga D4D, në një prononcim për Telegrafin tha se ky aktivitet ka për qëllim njohjen e kontributit të personave të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, si dhe janë angazhuar në komunitetet e tyre.
Sipas tij, puna vullnetare është e rëndësishme pasi i bën njerëzit t’i lënë anash edhe interesat e tyre personale.
“Jo vetëm që kontribuon në të mirën e një shoqërie asaj demokratike, por edhe që të lihen pak anash interesat personale dhe të shikohet interesi mbarë popullor-shoqëror. Çmimet e sotme që janë ndarë për disa fitues në kategori të ndryshme kanë për qëllim promovimin e mëtejmë të vullnetarizmit, por edhe të aktivizimit qytetar sepse kjo është e domosdoshme për Kosovën, komunitetet dhe për shoqërinë në tërësi”, ka thënë Emini.
Ai ka bërë të ditur se në të ardhmen pritet që të iniciohet Ligji për punën vullnetare nga qeveria e Kosovës.
Vullnetar i vitit është shpallur Silvad Husenaj nga Lipjani, me profesion teknik medicinal, i cili tha se do të vazhdojë të punojë si vullnetar deri sa të punësohet.
“Dy vite e pesë muaj punoj si vullnetar në emergjencën e Lipjanit me dy ndërrime. Po e ndjej vetën shumë mirë se rrallë ka njerëz që i ndihmojnë popullit në mënyrë vullnetare. Do të vazhdoj të punoj si vullnetarë deri sa të punësohem”, tha për Telegrafin Husenaj.
Edhe Hiljminijeta Apuk ka 30 vite që promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, jo vetëm në nivel të Kosovës, por edhe ndërkombëtar.
Ajo tha se ndjehet e privilegjuar që është përzgjedhur nga organizata e saj për t’u nominuar për këtë çmim.
“Punoj që 35 vite si vullnetare. Ndihem shumë mirë që e kam marr këtë mirënjohje dhe falënderoj stafin që më propozuan”, u shpreh Apuk, e cila u dekorua për punën e saj gjatë vitit 2013 nga OKB-ja.
Shehide dhe Nijazi Zymberi këtë vit ecjen e tyre prej 24 km nga Gjilani në Llabjan e bënë për të mbledhur fonde për SOS fshatin e fëmijëve përmes gofundme.com
Nijazi Zymberi për Telegrafin tha se ecjen e tyre ata e bëjnë dy herë në vit, në datat 6 maj dhe 8 nëntor.
“Një distancë prej 24 km e kalojmë në këmbë, prej Gjilanit e deri në Llabjan. E kemi bërë për shëndetin tonë dhe kemi pas qejf që të ndikojmë pozitivisht me këtë veprim. Personat rrugës që na kanë pa na kanë përshëndet gjithashtu edhe Policia e Kosovës, sepse ju kemi rënë në sy”, ka thënë ai.
Ndryshe, në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, i cili veç tjerash ka potencuar se vullnetarizmi është bazë për çdo demokraci./Telegrafi/
Silvad Husenaj
Shehide dhe Nijazi Zymberi
Hiljminijeta Apuk
Shpend Emini
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare