LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Vullnetarizmi, vlerë e një shoqërie

Reshitaj: Vullnetarizmi, vlerë e një shoqërie

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore (MMPH), Albena Reshitaj, ka pritur në një takim organizata jo-qeveritare që merren me punë vullnetare.

Ministrja Reshitaj, ka përgëzuar përfaqësuesit e këtyre organizatave për angazhimin e tyre vullnetar dhe iniciativat që ata marrin në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit ku jetojmë.

“Puna juaj për mjedisin, angazhimi vullnetar, organizimi në të mirë të komunitetit, janë misione shumë të rëndësishme për shoqërinë por edhe për shtetin tonë”, është shprehur ministrja Reshitaj.


Ministrja u ka premtuar mbështetje të vazhdueshme këtyre organizatave për penën e tyre vullnetare që bëjnë.

“Prandaj ju kam ftuar këtu që pos falënderimit të ju ofrojë mbështetje të fuqishme në misionin e juaj. Punë vullnetare mund të bëjë secili qytetar, por në shumë raste dikush duhet të marrë iniciativë. Organizatat që ju drejtoni apo përfaqësoni gjithmonë kanë luajtur këtë rol”, ka deklaruar Ministrja.

Sipas ministres Reshitaj, vullnetarizmi ka edhe një rëndësi tjetër, pos misionit human, ofron mundësi për të mësuar, t’u ofrojë njerëzve shkathtësi dhe përgjegjësi të reja, që rrisin mundësitë e tyre për punësim.

Ndërkaq përfaqësuesit e organizatave vullnetare falënderuan ministren për angazhimin dhe gatishmërinë e saj për t’i përkrahur iniciativat vullnetare dhe u zotuan që do të kontribuojnë në kauzën e ministres së mjedisit për një mjedis të pastër.
Në fund të takimit ministrja Reshitaj u ndau mirënjohje përfaqësuesve të organizatave dhe individëve për punën e tyre në mbrojtje të mjedisit.

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori