LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: Nëse marrëveshja për demarkacionin kalon në Kuvend, Kosova humb territor

Bulliqi: Nëse marrëveshja për demarkacionin kalon në Kuvend, Kosova humb territor

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, tha se në versionin e komisionit të udhëhequr nga Murat Meha, Kosova mund të humb tokë.

Madje sipas tij detyra e komisionit që sa kohë ka qenë të dalë me një raport, e pastaj Kuvendi i Kosovës të marr një vendim në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai tha se janë një komision i cili nuk mund të hyj në negociata për kufij të ri.


Bulliqi mes tjerash tha se si komision janë të gatshëm nëse u ofrohen kushtet për të rinegociuar.

“Kjo marrëveshje nëse ec tutje, do të dëmtohet Kosova territorialisht”, tha ai në Tribuna Channel.

Tha se gjatë kohës kur kanë bërë hulumtime të hartografike për çështjen e vijave kufitare kanë ardhur në përfundim se kanë parë një varg lëshimesh, të cilat sipas tij kanë ardhur deri tek marrëveshje, e cila nuk e ruan kufirin administrativ në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, kanë ekzistuar një numër i madh i dokumentacioneve të cilat kanë mundur t’i ndihmojnë komisionit të tyre.

Bulliqi tha se komisioni i udhëhequr nga ai nuk është për të bërë marrëveshje me Malin e Zi.

Sipas Bulliqit, duhet të vendosin deputetët se çfarë do të bëjnë me këtë marrëveshje.

Bulliqi shtoi se fillimisht duhet të rrëzohet versioni i komisionit të kaluar i udhëhequr nga Murat Meha e më pas të ketë hapësirë për komisionin aktual që të jetë edhe pjesë e negociimit me Malin e Zi.

Sipas Bulliqit, aktualisht komisioni vetëm ka shikuar punën e komisionit të kaluar për të cilin thotë se ka pasur shumë lëshime.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori