Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për polemikat e krijuara rreth Marrëveshjes e Drejtësisë e arritur në Bruksel më 10 shkurt 2015. Përveç për Marrëveshjen, reagime ka pasur edhe për tekstin e betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit joshumicë.
Presidenca e Kosovës, nëpërmjet një komunikate kishte njoftuar se presidenti Hashim Thaçi më 24 tetor me dekret ka emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë të rinj të shtetit nga komuniteti joshumicë.
“Kosova është ndërtuar mbi parimet kushtetuese, të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ. Kosova ka miratuar masa adekuate për të promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Mirëpo, për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, deputetet e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani e Albulena Haxhiu, kanë thënë se ka mungesë të madhe të transparencës nga Zyra e Presidentit lidhur më këtë proces.
“Akoma ka mungesë transparence nga ana e presidentit të Kosovës se a janë betuar këta gjyqtarë apo jo, sepse nuk ka video incizim dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur”, tha deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ndërsa, Albulena Haxhiu deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të kërkojë transparencë nga Zyra e Presidentit.
“Do të kërkoj nga Zyra e Presidencës që të na njoftojë lidhur me procesin e dekretimit për shkak se sipas zërave jozyrtarë ka pasur një proces ndryshe”, tha Haxhiu.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabasheviq, dha detaje rreth asaj se deri ku kanë shkuar proceset lidhur me funksionalizimin e kësaj gjykate dhe se çfarë do të ndodhë me lëndët e trajtuara nga ish-gjykatat paralele. /kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!