LAJMI I FUNDIT:

Të punohet në integrimin e personave me nevoja të veçanta në Maqedoni

Të punohet në integrimin e personave me nevoja të veçanta në Maqedoni

Avokati i Popullit me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta apelon deri te të gjithë veprimtarët në shoqëri në periudhën në vijim në mënyrë edhe më të përshpejtuar dhe më të përkushtuar të punojnë në integrimin e plotë të personave me nevoja të veçanta, me çka do të ishin realizuar të drejtat e tyre.

“Integrimi, e jo përjashtimi është forca lëvizëse e një shoqërie. Në këtë drejtim, duhet t’i bëjmë me qasje për të gjithë, edhe çerdhet e fëmijëve, shkollat, spitalet, institucionet shtetërore, programet televizive…Vetëm në atë mënyrë do të dëshmojmë se jemi duke punuar për vlera të vërteta njerëzore. Mirëpo, nuk duhet të jemi të përkushtuar në këtë çështje vetëm gjatë kësaj dite, 3 dhjetorit, por edhe gjatë gjithë ditëve tjera të vitit”, thotë Avokati i Popullit në kumtesën e dërguar me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.

Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta këtë vit shënohet me moton “Shoqëri për të gjithë”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori