LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqje kolektive e këshilltarëve komunal të OBRM-PDUKM-së në Komunën e Vevçanit

Dorëheqje kolektive e këshilltarëve komunal të OBRM-PDUKM-së në Komunën e Vevçanit

Të gjithë përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së në Këshillin e Komunës së Vevçanit sot dorëzuan dorëheqje nga funksioni këshilltar komunal, në shenjë proteste ndaj, siç thanë ata, politikës dhe mënyrës së udhëheqjes së LSDM-së si dhe në shenjë përkrahje për bashkëpartiakun e tyre, deputetin Kërsto Mukoski.

Në shenjë revolte dhe proteste ndaj mënyrës së udhëheqjes së kësaj garniture të udhëhequr nga LSDM, si dhe ndaj hakmarrjeve politike që i kryejnë ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe në shenjë solidariteti me të gjitha viktimat e këtij regjimi totalitar, sot japim dorëheqje të parevokueshme dhe i kthejmë mandatet që i morrëm nga qytetarët e Komunës së Vevçanit”, kumtoi Jovica Lleshoski, këshilltar i OBRM-PDUKM-së në Vevçan.

Ato paralajmëruan se do ta bojkotojnë plotësisht punën e Këshillit komunal në të cilin partia OBRM-PDUKM mori 4 nga 9 vende të këshilltarëve./Telegrafi/