Institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të përballen me mungesë barnash nga lista esenciale, si dhe të materialit shpenzues të nevojshëm për trajtimin e pacientëve.
Buxheti për shëndetësi ndër vite ka qenë rreth 180 milionë euro, derisa për vitin 2018, ky buxhet është rritur në 200 milionë.
Megjithatë, pacientët janë duke vazhduar me vite të tëra të kujdesen vetë për barnat e nevojshme për trajtim.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare referente për gjithë Kosovën, profesionistë shëndetësorë, por edhe pacientë, thonë për Radion Evropa e Lirë se ka mungesë të barnave esenciale.
Leonora Bajraktari, e cila kishte operuar vëllanë e saj në këtë institucion, tregon përvojën e saj lidhur me këtë çështje.
“Vëllai im është i shtrirë në spital dhe për fat të keq është dashur që çdo gjë ta blejmë ne. Është dashur t’i blejmë infuzionet, penjtë, dorëzat, pra çdo gjë, pasi as gjërat më elementare nuk i kanë për ofrimin e shërbimeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Kirurgji”.
“Përpos mjekëve që i kemi falas, në shërbimin terciar nuk ka asgjë tjetër. As barna për dhimbje nuk kanë, pra edhe barin ‘trodon’ ne e kemi blerë vazhdimisht”, , tregon Bajraktari.
Ndërkohë, drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani thotë se barnat emergjente që nevojiten për të shpëtuar jetën e pacientëve në raste të rënda shëndetësore, kjo klinikë i posedon, ndonëse ka theksuar se ka shumë barna nga lista esenciale që mungojnë.
“Klinika emergjente disponon barna të natyrës emergjente. Janë barna dhe material shpenzues periferik që mungojnë me javë të tëra në Klinikën Emergjente. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme në Barnatoren qendrore, e cila është përgjegjëse që kërkesat tona domosdo t’i përcjell në Ministrinë e Shëndetësisë, këto kërkesa nuk janë plotësuar”, thotë Lenjani.
Ai shpjegon se listat me barna që i duhen klinikës, vazhdimisht i dorëzojnë në Barnatoren qendrore, por këta të fundit nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.
“Ne, gjithmonë, bëjmë presione të vazhdueshme që lista esenciale është obligim që duhet të plotësohet dhe ne, si profesionistë shëndetësorë, të mos mendojmë për barna e as për materiale tjera periferike”, shpjegon Lenjani.
Edhe në Klinikën Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtori Muharrem Avdiu thotë se ka mungesë të barnave esenciale. Ai shton se ka raste kur përballen me prindër që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë barnat e nevojshme për trajtim të fëmijëve.
“Nuk jemi më mirë se vitet tjera, por nuk jemi as më keq se viteve tjera. Zakonisht barnat që mungojnë, i blejnë vetë familjarët e pacientit. Ne mundohemi që terapinë që e përshkruajmë, të jetë me çmime të përballueshme. Ka ankesa çdo ditë dhe nuk jemi të kënaqur që ka ankesa, por ne doktorët jemi të detyruar të marrim vendime që nuk janë të lehta në kuptimin emocional, pasi shpesh nuk janë në gjendje prindërit ta sigurojnë terapinë”, thotë Avdiu.
Sidoqoftë, prej buxhetit të përgjithshëm për shëndetësi, rreth 21 milionë euro në vit ndahen për buxhetin e nevojshëm për barna dhe material shpenzues në Kosovë.
Por, zyrtarë shëndetësorë thonë se ky buxhet është i pamjaftueshëm për të përmbushur listën esenciale dhe nevojat e pacientëve.
Lista esenciale me barna, asnjëherë nuk ka arritur të përmbushet në tërësi që nga paslufta e fundit në Kosovë. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Numri më i madh i zjarreve në Prilep janë vënë nën kontroll, pesë zjarre janë aktive në mbarë vendin
Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave
Kurti: 363 qytetarë të komunave veriore punësohen falë skemës qeveritare
Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK
Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar