LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi premton zgjidhje për teatrot e komunave të Kosovës

Ministri Gashi premton zgjidhje për teatrot e komunave të Kosovës
????????????????????????????????????

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës sindikale të teatrit të qytetit të Gjilanit të prirë nga Naser Zymberi.

Ministri Gashi gjatë këtij takimi u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar aktorët e teatrit të qytetit të Gjilanit, me theks të veçantë problemet me pagat e aktorëve.


Naser Zymberi, kryetar i sindikatës të teatrit të qytetit të Gjilanit njoftoi Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vonesat në ekzekutimin e pagave duke kërkuar që Ministria të angazhohet në zgjidhjen e statusit ligjor të aktorëve të teatrit të qytetit të Gjilanit.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin politik të tij që të angazhohen fuqishëm në adresimin e kësaj çështje problematike për aktorët e teatrove jo vetëm të Komunës së Gjilanit por edhe të komunave tjera në Republikën e Kosovës, duke potencuar faktin se së shpejti MKRS përmes institucioneve përgjegjëse, do të filloj punën për formimin e grupit punues për të adresuar të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat janë duke u ballafaquar teatrot e qyteteve në funksionimin e tyre për realizimin e qëllimit të lirisë krijuese dhe artistike në veprimtaritë e teatrove të qyteteve.

Gjithashtu, MKRS do të angazhohet që në koordinim me komunat përkatëse të siguroj zgjidhje të qëndrueshme për funksionimin e teatrove në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Në trend Kultura

Më shumë
HËNA

HËNA

Poezi
Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë

Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë

Kulture
Pse qeshim?

Pse qeshim?

Analiza
MENDJEPULA

MENDJEPULA

Poezi
Të prodhosh veten

Të prodhosh veten

Kulture
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
Kalo në kategori