Deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra që është e dëmtuar në procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës tha se kishte dëgjuar Albin Kurtin të thotë se këtë vend duhet me kallë.
“Kur ka ndodh hedhja e gazit lotsjellës nga Kurti është e vërtetë se e kam dëgju Kurtin kur ka thanë se duhet me i dhez edhe 50 të tjera dhe se këtë vend duhet me kallë”, tha Deliu, duke përshkruar atë që ndodhi në seancën e Kuvendit më 8 tetor 2015.
Deputetja më pas tregoi se atë ditë e kishte parë Kurtin duke hedhur gaz lotsjellës.
Kurti tha se një deklaratë të tillë nuk e ka thënë kurrë, ndërsa pyeti Blerta Deliun – Kodrën se pse e tha këtë gjë vetëm kur e ballafaqoi prokurori.
Blerta Deliu- Kodra para se të reagonte për fjalët që dëgjoi nga Kurti, kishte thënë se kur u hodh gazi lotsjellës nuk kishte dëgjuar asgjë nga ajo që ishte folur në seancë, pasi preokupim të vetëm e kishte të dilte më shpejt nga seanca.
Kurti e pyeti Deliu-Kodrën se si ishte e mundur që ka deklaruar se edhe nuk ka dëgjuar asgjë, po edhe e ka dëgjuar deklaratën e tij se “këtë vend duhet me kallë”.
“Unë pyetjen e prokurorit e kuptova kinse kur kam dalë jashtë objektit e jo kur kam dalë nga ulësja jem e Kuvendit. Dhe jam e bindur se atë fjale e kam dëgju”, tha Deliu-Kodra.
Deputetja më tutje tregoi se atë ditë në seancën e Kuvendit së pari është tentuar të pengohet fjala e Xhavit Halitit, e më pas edhe e Adem Grabovcit.
“Është gjuajtur me ujë, pastaj me vezë, pastaj ka pas një tentim të dytë për me ndërpre fjalën e kryesuesit”, tha Blerta Deliu, duke treguar se vezët janë hedhur nga Albulena Haxhiu.
Blerta Deliu më herët deklaroi se e rezervon të drejtën për të kërkuar kompensim për dëmin. /kallxo.com/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje