Pas ‘trenit rus’, i cili ishte ndalur në Kralevë dhe nuk ishte lejuar të futet në Kosovë, një vit më përpara, duket se edhe treni që lidhë Kosovën me Serbinë do ta ketë të njejtin fat.
Janë vetë serbët ata që duan ta ndalin trenin që qarkullon në linjen Mitrovicë e Veriut – Kralevë.
125 punëtorë të Hekurudhave të Serbisë në Kosovë, të cilët janë gjendur në listat preliminare të punëtorëve tepricë teknologjike janë mbledhur në Stacionin e Trenit në Zveçan, të vendosur për ta ndalur trenin që qarkullon në linjen Mitrovië e Veriut – Kralevë, por kanë hequr dorë pas insistimit të Poolicisë së Kosovës, përfaqësuesve të Zyrës për Kosovësn dhe drejtuesve të Hekurudhave të Serbisë, raporton Zeri.Info
Punëtorët e Hekurudhave të Serbisë në Kosovë thonë se për kërshëndella kanë marrë dhuratë listen me emrat e tyre të shpallur tepricë teknologjike.
Sipas tyre me sistematizimin e ri të vendeve të punës drejtuesit e “Zeljeznice Srbije” kanë shpallur tepricë teknologjike 125 punëtorë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe 8 punëtorë të Shërbimit Teknik të Fushë Kosovës, me seli në Zveçan.
“Ndonëse është planifikuara sot (e enjte) ta ndalim trenin që qarkullon në linjen Mitrovicë – Kralevë, me insistimin e drejtuesve të Hekurudhave të Serbisë, të përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën dhe të Policisë së Kosovës, kemi hequr dorë. Ne presin përgjigje nga autoritetet e pushtetit në Beograd, të cilëve u jemi drejtuar që nga mesi i këtij muaji, që ta zgjidhin situatën në të cilën ndodhemi, ndërsa nëse nuk ka përgjigje, atëherë protestat do të radikalizohen dhe do ta ndalim trenin”, ka thenë njëri prej 8 punëtorëve të Hekurudhave të Serbisë, i angazhuar në punë në Stacionin e Trenit në Zveçan që nga viti 1999, Moma Jovanoviq, deklaratën e të cililt e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.
Ai ka shtuar se posa t’i marrin vendimet do të paraqesin ankesë kolektive.
Shefi i sektorit për mirëmbajtje të hekurudhave, Zoran Trajkoviq, ka përseritur se punëtorët kanë protestuar dhe janë kërcënuar se do ta ndalin trenin që lidhë Kosovën me Serbisnë, pasi që ata janë gjetur në listat preliminate të punëtorëve tepricë teknologjike.
Sipas tij, lista me emrat e punëtorëve tepricë teknologjike u është dorëzuaar me 27 nëntor, ndërsa ka konstatuar se nuk është logjike shuarja e disa njësive organizative.
E ndërkaq Jovanoviq ka sqaruaar se para 10 ditësh kanë marrë ankes kontrata që janë detyruar t’i nënshkruajnë, në të kundërtën automatikisht do të largohëshin nga puna.
“Na kanë shlyer si me gomë. Në jemi denuar me vdekje, vetëm duhet ta zgjedhim mënyrën se si ta zbatojnë denimin, me vdekje, me varje apo me pushkatim”, ka thënë Jovanoviq, njëri prej 8 punëtorëve të Shërbimit Teknologjik të Fushë Kosovës me seli në Zveçan, duke përseritur se punëtorët janë zotuar ta ndalin trenin, vetëm se janë duke pritur një përgjigje nga Beogradi, në veçanti nga presidenti Aleksandër Vuçiq.
“Do të ndalim trenin, do të dalim me familje dhe do ta ndalim trenin”, është shprehur kategorik Jovanoviq. Ndryshe, në veri të Kosovës qarkullon vetëm një tren dhe ai në relacionin Mitrovicë – Kralevë, dy herë në ditë.
Sipas Hekurudhave të Serbisë, në gjjithë Kosovës ka rreh 400 punëtroët të Hekurudhave të Serbisë. Hekurudhat në veri janë krejtësisht jashtë kontrollit të autoriteve të Republikës së Kosovës./Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë