LAJMI I FUNDIT:

Nervozohet nga trafiku, kinezi i pikturon sipas qejfit shenjat rrugore (Video)

Nervozohet nga trafiku, kinezi i pikturon sipas qejfit shenjat rrugore (Video)

Trafikun e urrejmë të gjithë, sidomos kur shkojmë apo kthehemi nga puna. Diçka që e ka shtyrë një 28-vjeçar nga Kina që ta marrë situatën në dorë.

Tekstualisht kështu, pasi me një kovë bojë dhe një furçë në dorë, kinezi i identifikuar vetëm me mbiemrin Cai doli në rrugë dhe pikturoi shenjat e trafikut, siç i bënin punë atij.

Kamerat e trafikut e filmuan atë duke pikturuar shigjeta të rrugë, në një mënyrë që lëvizja t’i përshtatej drejtimit të tij të përditshëm për në punë.

Pikërisht këtë i tha 28-vjeçari policëve, kur e ndaluan dhe i bënë me dije se ajo që ai bëri nuk lejohet.

Cai tregoi se prej muajsh shikonte korsinë e tij të mbushur plot, ndërsa ajo që kthehej majtas ishte gjithnjë bosh. Kështu që kishte menduar ta ndryshonte.

Policët nuk e kanë vlerësuar aspak planin e tij dhe e gjobitën me 150 dollarë për dëmtimin e shenjave të lëvizjes në rrugë, transmeton tch.

Megjithatë, mediet kineze raportojnë se në rajon e trajtuan situatën me mjaft humor dhe i thanë 28-vjeçarit se, sikur të ishte kaq e lehtë të ndryshoheshin shenjat rrugore, të gjithë do të kishin parkingun e tyre personal para derës së shtëpisë.

Në trend Fun

Më shumë
Kamarieres i lanë një bakshish shumë të vogël - amerikania nuk po mund të kuptojë se pse u shpërblye kaq pak

Kamarieres i lanë një bakshish shumë të vogël - amerikania nuk po mund të kuptojë se pse u shpërblye kaq pak

Fun
Fermeri në Angli gjen orën e tij Rolex, 50 vjet pasi ishte ngrënë nga një lopë

Fermeri në Angli gjen orën e tij Rolex, 50 vjet pasi ishte ngrënë nga një lopë

Interesante
Deshën ta plaçkitin duke mos e ditur se është police, hajnat pendohen – gruaja nga Buenos Aires iu kundërpërgjigjet me armë

Deshën ta plaçkitin duke mos e ditur se është police, hajnat pendohen – gruaja nga Buenos Aires iu kundërpërgjigjet me armë

Fun
Ariu kishte vendosur të ndiqte drerin – biologu që kapi pamjet tregon se çfarë ndodhi në fund

Ariu kishte vendosur të ndiqte drerin – biologu që kapi pamjet tregon se çfarë ndodhi në fund

Interesante
Videoja mbresëlënëse e filmuar nga astronauti i NASA-s tregon një aurorë të gjelbër nga 250 milje mbi Tokë

Videoja mbresëlënëse e filmuar nga astronauti i NASA-s tregon një aurorë të gjelbër nga 250 milje mbi Tokë

Interesante
12 fotografi të çuditshme dasme që me siguri do t'ju bëjnë të qeshni – ndoshta me zë të lartë

12 fotografi të çuditshme dasme që me siguri do t'ju bëjnë të qeshni – ndoshta me zë të lartë

Fun
Kalo në kategori