LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, një i dyshuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit vullnetarisht paraqitet në polici

Maqedoni, një i dyshuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit vullnetarisht paraqitet në polici

Edhe një i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga tetë prej tyre që ishin të pakapshëm për organet e rendit dhe sigurisë, vetë është paraqitur në polici dhe sonte duhet të merret në pyetje në Gjykatën Penale, njofton Telma sipas informatave nga procesi hetimor.

Gjykatës nga procesi paraprak gjyqësor do të vendosë nëse do tv caktojë masë paraburgimi siç kërkonte prokuroria./Telegrafi/