LAJMI I FUNDIT:

Basha kritikon Ramën për përmbytjet: E ke për detyrë të ndihmosh njerëzit

Basha kritikon Ramën për përmbytjet: E ke për detyrë të ndihmosh njerëzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli nga rendi i ditës në seancën parlamentare të sotme ku diskutohej për projekt-buxhetin e vitit 2018. Ai shtroi shqetësimin për sigurinë e popullit pas përkeqësimit të motit.

Basha në fjalën e tij tha se kishte informacione që në Shkodër mungonte totalisht shërbimi shëndetësor dhe bëri thirrje për ndërhyrje imediate për ndihmën e njerëzve në rrezik.

“Informacioni që më vjen mua nga Shkodra, mungon totalisht shërbimi shëndetësor në veçanti për fëmijët, nënat e pleqtë. Kjo është jashtë rendit të ditës.  Kordinohuni me pushtetin vendor për t’u organizuar në terren. Ka pamundësi kontakti me pushtetin qëndror. Merrni masat për t’i ndihmuar njerëzit që janë në rrezik për jetën. Është detyra dhe ekzistenca numër 1 e shtetit,” tha Basha.


Menjëherë pas tij, fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili tha se këto përmbytje ishin të parashikuara dhe se ishin marrë të gjitha masat nga forcat emergjente, policia e ushtria për situatën.

“Këto përmbytje janë të parashikuara, dhe duke qenë se kemi pasur disponim mbi parashikimet kemi marrë çdo masë të mundshme për ta përballuar këtë vështirësi. Nuk përballohet me teatër e shfaqje filmash në rrugë. Tani që flasim të gjitha forcat e organizuara e emergjnencave, të policisë e ushtrisë janë të angazhuara. Edhe përsa i përket shërbimit shëndetësor, është në gadishmëri të plotë. Në vlerësim të lartë për ndërhyrjen tuaj z.Lulzim ne jemi në gadishmëri prej më shumë se një jave se kemi marrë parashikimet,” tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori