Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster dhe delegacionin e tij.
Sipas njoftimit të MFSK, ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama fillimisht zhvilluan një takim të përbashkët me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, të shoqëruar edhe nga ambasadori fuqiplotë i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell.
Ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe dy forcave si dhe përkushtimin për vazhdimin e tyre në të ardhmen.
Më pas të dy delegacionet në përbërje të zgjeruar zhvilluan një takim më të gjerë, ku prezantuan oficeri i FSK-së, nënkolonel Ali Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim e Siguri si dhe oficeri i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK (NALT), kolonel David Nixon, për FSK-në, për misionin aktual dhe planet për të ardhmen si dhe për misionin e ekipit të NATO-s në MFSK/FSK.
Me këtë rast, ministri Berisha deklaroi se me kënaqësi ka pritur mikun e veçantë, ministrin nga Mbretëria e Bashkuar, i cili është në detyrën e ministrit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbretëria e Bashkuar e ka ndihmuar shtetin tonë në rrugëtimin e vet drejt lirisë, pavarësisë dhe po vazhdon ta mbështesë drejt ndërtimit dhe forcimit të shteti. Dua t’ju njoftoj se Mbretëria e Bashkuar është shteti i parë që e ka nënshkrua marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të dy ministrive dhe që nga ajo kohë ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në mes dy vendeve, sidomos në fushën e sigurisë, në arsimimin e pjesëtarëve tanë, shkollimin, trajnimet e ndryshme individuale dhe kolektive”, tha ministri Berisha
Ministri Berisha, më tej tha se e ka njoftuar ministrin britanik me objektivat e tij dhe të Ministrisë, me fokus të veçantë u bisedua rreth procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës
“Kërkuam mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar në këtë drejtim, sepse ne mendojmë që transformimi i Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës do të rrumbullakësonte shtetësinë tonë, gjithashtu e njoftuam se jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që transformimi të ndodhë me ndryshime kushtetuese për shkak se edhe votimi i ndryshimit në Parlament do të jetë më i lehtë nëse komuniteti jo-shumicë, në këtë rast deputetët e komunitetit serb do ta votojnë ndryshimin kushtetues, por edhe rruga drejt integrimit në NATO do të jetë shumë më e lehtë për Forcën e Sigurisë dhe Republikën e Kosovës’’, tha ai
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, tha se është nder që të jetë këtu, “sepse para 18 vitesh unë u investova personalisht këtu, duke shërbyer si ushtar”.
“Është kënaqësi për mua gjithashtu të kthehem prapë këtu dhe ta shoh progresin që është bërë. Mbretëria e Bashkuar është partner afatgjatë dhe i përkushtuar i Kosovës, dhe unë kam qenë shumë i impresionuar jo vetëm me progresin në bashkëpunimin e dy shteteve tona, por edhe për progresin në FSK’’, tha ai.
Ministri Lancaster tha se FSK-ja është një organizatë me profesionalizëm të lartë dhe inkluzive dhe e di se për shumë vjet Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ka punuar shumë në trajnime dhe në përpjekje për të promovuar qasjen profesionale.
“Unë jam thellë krenar që dy institucionet tona dhe dy shtetet tona kanë marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit dhe ne do të vazhdojmë t’ ju mbështesim, pra kjo është një mbështetje e përkushtuar që do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
Më pas, ministri Lancaster dhe delegacioni i tij, të shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, gjeneral Rama vazhduan vizitën në Komandën e Forcës Tokësore ku u zhvillua një ndejë rasti me oficerë dhe nënoficerë të FSK-së të cilët kanë përfunduar shkollime, trajnime dhe kanë marrë pjesë në gara e ushtrime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Në fund delegacioni pati rastin të shoh nga afër pajisje dhe demonstrime të njësive të specializuara të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të cilat kishin përgatitur stacione ku kishin ekspozuar pajisjet e tyre si dhe ekzekutuan disa demonstrime që prezantuan kapacitetet e tyre operacionale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025