LAJMI I FUNDIT:

Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të ndahet për gratë në biznes dhe për të rinjtë

Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të ndahet për gratë në biznes dhe për të rinjtë

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit të lansimit të punimit “Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në tregun e punës”, organizuar nga Instituti “Demokraci për Zhvillim (D4D)”.

Në fjalën e tij, ministri Beqaj, e ka theksuar si shumë të rëndësishëm faktin se Kosova ka nevojë për kuadro profesionale, kompetente për tregun e punës, pasi përgatitja profesional mundëson rritjen e fuqisë konkurrente në tregun e punës.

“Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të jetë për gratë në biznes dhe për të rinjtë, për gjeneratat e reja, për ata të cilët janë inovativ. Ky fond do të përkrahë të gjitha idetë inovative”, tha ministri Beqaj.


Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me përdorimin e shtuar të teknologjisë, duke thënë se përdorimi i teknologjisë nga të rinjtë nuk është duke u bërë për efekte ekonomike, por për efekte sociale, duke insistuar se përdorimi i teknologjisë në mënyrën e duhur mund të ketë efekte ekonomike për Kosovën.

Ministri Beqaj e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me institucionet e arsimit, në veçanti me Universitetin e Prishtinës, në shërbim të nxitjes së edukimit profesional dhe krijimin e kuadrove kompetente.