LAJMI I FUNDIT:

Këndon dhe kërcen me këngën e preferuar, rutina e babait në koncert u pa 33 milionë herë (Video)

Këndon dhe kërcen me këngën e preferuar, rutina e babait në koncert u pa 33 milionë herë (Video)

John Lawless nga Long Island e Shteteve të Bashkuara, ka fituar famë pasi kërcimi dhe këndimi tij në koncert është postuar në internet.

Babai i dy fëmijëve që dikur ishte DJ, megjithëse është 50-vjeçar nuk ka hezituar të ndiqte rutinën e pjesëtarëve të grupit Jackson 5, me këngën e tij të preferuar, transmeton Telegrafi.


Videoja ku shihet reagimi tij, është parë 33 milionë herë brenda dy javësh, ndërsa ka marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/