LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi nuk e dërgon lajmërimin për heqjen e imunitetit, procesi zgjatet

Xhaferi nuk e dërgon lajmërimin për heqjen e imunitetit, procesi zgjatet

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili sot pasdite u kthye nga vizita zyrtare në Suedi është i pakapshëm për gazetarët në lidhje me çështjen e lajmërimit të kryetarit të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit të deputetëve, Pavle Bogoevski për kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve që u arrestuan dje.

Edhe Vjollca Bajrami nga shërbimi i Kuvendit për marrëdhënie me publikun poashtu është e pakapshme për gazetarët dhe nuk ka informata se për çfarë arsye zgjatet vendimi i marrjes së mandateve të deputetëve të arrestuar.

Bogoevski është i gatshëm të caktojë seancë menjëherë sapo të pranojë lajmërim nga ana e kryetarit të Kuvendit./Telegrafi/