LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: KFOR-i faktor i rëndësishëm edhe për stabilitetin e rajonit

Haradinaj: KFOR-i faktor i rëndësishëm edhe për stabilitetin e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në vend dhe për proceset tjera në Kosovë.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e uroi komandantin e KFOR-it, Cuoci për marrjen e detyrës së re, duke e falënderuar për mbështetjen që KFOR-i i jep popullit të Kosovës duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për ndihmën e pakursyer për FSK-në, në rritjen e gatishmërisë së saj operacionale dhe teknike, me shpresë se kjo ndihmë do të intensifikohet, në avancimin e kësaj force.

Haradinaj  e njoftoi Gjeneral Major Cuoci-n për proceset që po zhvillohen në Kosovë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.


“Prania e KFOR-it në Kosovë është nja faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në vend por edhe për rajonin”, tha kryeministri Haradinaj.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i ofruar mbështetjen e mëtutjeshme në fushën e sigurisë dhe të proceseve tjera demokratike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori