LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, ekonomia me performancë të mirë

Eurozonë, ekonomia me performancë të mirë

Rritja e kredive ndaj kompanive jo-financiare në Eurozonë është rritur gjatë muajit tetor, në nivelin më të lartë që prej krizës financiare globale, ndërsa treguesit mbi ofertën e parasë janë tërhequr, deklaron Banka Qendrore Europiane.

Ndërkohë që ekonomia e Eurozonës ndodhet në performancën më të mirë në një dekadë, BQE vendosi muajin e kaluar për të reduktuar stimujt, duke argumentuar se rimëkëmbja është përhapur gjerësisht dhe është bërë më e qëndrueshme, mbështetur nga konsumi dhe shpenzimet e korporatave.
Huadhënia drejt kompanive jo-financiare u rrit në 2.9% në Tetor nga 2.4% që ishte muajin e kaluar, duke treguar nivelin më të lartë qe prej mesit të 2009-ës. /Telegrafi/