LAJMI I FUNDIT:

Kaspersky: Rusët nuk më kërkuan kurrë të spiunojnë Perëndimin

Kaspersky: Rusët nuk më kërkuan kurrë të spiunojnë Perëndimin
Foto: Ilustrim

“Kaspersky Lab”, me selinë e saj në Moskë, kurrë nuk i është kërkuar të spiunojë objektivat në Perëndim, tha themeluesi i kësaj kompanie dhe i CEO-s, Eugene Kaspersky.

Ai po ashtu ka deklaruar se po t’i kërkohej kjo gjë, ai do ta lëvizte kompaninë nga Rusia, për të përmbushur një kërkesë të tillë.


“Kurrë, asnjëherë nuk na është kërkuar të spiunojmë njerëzit. Nëse qeveria ruse ndonjëherë do ta kërkonte atë nga unë, ose nga punonjësit e mi, unë do ta zhvendosja kompaninë nga Rusia”, tha Kaspersky në një konferencë shtypi në Londër, duke iu përgjigjur pyetjes nëse shërbimet e inteligjencës ruse i kanë kërkuar ndonjëherë atij që t’i ndihmojë ata të spiunojnë në Perëndim.