Trendi i largimit të të rinjve nga Maqedoni për në shtetet e zhvilluara evropiane, sidomos të Bashkimin Evropian po josh çdo herë e më tepër kuadrot me arsim të lartë, shkruan gazeta KOHA.
Ky fenomen i diskutuar prej vitesh dhe i konfirmuar nga institucione kompetente, nuk kalon pa lënë gjurmë edhe brenda vetë institucioneve të arsimit të lartë. Janë pikërisht universitetet që ndjejnë “ikjen e turit”, edhe atë që kur është në proces të krijimit, respektivisht kur të rinjtë janë në vijim të studimeve. Viteve të fundit rritet numri i atyre që ndërpresin studimet në Maqedoni për t’i vijuar të njëjtat në shtete evropiane, me qëllim të qasjes më të lehtë dhe të integrimit më të shpejtë në shoqëritë e shteteve mikpritëse.
Pra, nuk presin të përfundojnë studimet dhe në mungesë të vendit të punës të kërkojnë një treg të ri, i cili ofrohet me shumë perspektivë në vendet e BE-së, por ikin pa i përfunduar studimet.
Nuk janë vetëm kategoria e të diplomuarve që synojnë një jetë më të mirë në shtetet e BE-së, por është një numër i madh i studentëve që largohen nga këtu. Duke shfrytëzuar mundësinë e lëvizjes së lirë të studimeve në hapësirën evropiane, apo detyrimin e universiteteve për të funksionuar me ECTS-në (Sistemin Evropian të Transferimit të Kredive), studentët nga Maqedonia gjejnë një rrugë më të lehtë për të shkuar në Evropë.
Në Zyrën për çështje arsimore të Universitetit të Tetovës, ku përpunohen të dhënat dhe analizat për transferimet e studentëve, pohojnë se një vend dominues zë kategoria e atyre kërkojnë transferime për në shtete si Gjermania, Zvicra, Austria e kështu me radhë.
“Për fatin jo të mirë të vendit, kemi shumë raste kur studentët tanë çregjistrohen nga këtu dhe vazhdojnë studimet në botën e jashtme, sidomos në Gjermani, Zvicër dhe shtete të ngjashme”, pohon për KOHA, Ibrahim Neziri, përgjegjës në zyrën e çështjeve arsimore në UT. Ai thotë se institucionet e arsimit të lartë, ashtu si UT-ja, kanë informacione për numrin e studentëve që transferohen në universitetet e shteteve evropiane, sepse “vazhdimisht i përgatisim dokumentet e çregjistrimit të studentëve, me kërkesë të këtyre të fundit, që përmes transferim të kredive të regjistrohen në universitete e shteteve e evropiane”, sikurse shprehet ai. Në tre-katër vitet e fundit, sipas Nezirit, transferimet e studentëve nga UT-ja në ndonjë universitet evropian dominohen nga ata që janë në fakultete e shkencave mjekësore.
“Ajo që mund të theksohet për transferimin e studentëve gjatë tre-katër viteve të fundit është se shumë studentë të cilët vijojnë mjekësinë këtu, në vitin e tretë, të katërt ose të pestë transferohen në universitetet e shteteve evropiane”, pohon Neziri, duke nënvizuar se transferimet për jashtë nuk kufizohen vetëm me studentët e mjekësisë por se gama e tyre është zgjeruar edhe me kuadro të fakultetit të ekonomisë, shkencave natyre dhe teknike.
Maqedonia është në top 10 vendet e Evropës Juglindore me shkallën më të lartë të shpërnguljes së popullsisë. Statistikat e Eurostatit tregojnë se në 15 vitet e fundit kanë ikur 10 për qind e popullsisë, ndërsa anketat e realizuara me studentë flasin se rreth 29 për qind e tyre tashmë gjenden jashtë kufijve të Maqedonisë. Një përqindje shumë e lartë e të anketuarve, rreth 70 për qind deklarohen se dëshirojnë të largohen pas përfundimit të arsimit. Sipas sociologëve, arsyeja kryesore për “ikjen e trurit” është mungesa e perspektivës në Maqedoni. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, nga viti 1990 vendin e kanë lëshuar 14 për qind e banorëve, por në vitin 2010 ky numër u ngjit mbi 20 për qind. Trendi i rritjes mbështete edhe nga të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Nëse në vitin 2008 nga Maqedonia janë larguar 740 persona, në vitin 2012 ky numër ishte 1.340 persona. Të dhënat për largimin e personave të kualifikuar janë shqetësuese, aq me tepër kur.
Maqedoninë nuk e braktisin vetëm mjekët dhe informatikanët, si deri para pesë-gjashtë viteve, por edhe ekonomistë, juristë apo hulumtues shkencor. Pjesa më e madhe e tyre do të kishin shkuar pa asnjë problem në vendet e BE-së, kurse opsionet tjera të kapshme janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia. Kështu, vendin do ta braktisnin rreth 70 për qind e studentëve të anketuarve nëse do t’u ofrohej punë në ndonjë shtet të jashtëm, kurse 20 për qind e tyre kanë ndërmarrë aktivitete konkrete për ta lëshuar Maqedoninë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'