LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni pritet të themelohet Agjencia Operative-Teknike

Në Maqedoni pritet të themelohet Agjencia Operative-Teknike

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka publikuar Ligjin për Agjenci Operative Teknike, si një qëllim të realizimit të udhëzimeve të ekspertëve të udhëhequra nga Reinhard Priebe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nova Tv bën të ditur se me këtë ligj rregullohet themelimi i Agjencise Operative-Teknike, përgjegjësia, udhëheqësia, të drejtat dhe obligimet e marrëdhënies së punës së punëtorëve dhe financimi i saj.


Ligji është i ndarë në gjashtë kapituj, dispozitat të përgjithshme, kompetenca, udhëheqësia, të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, financimi, si edhe dispozitat e përkohshme dhe përfundimtare.

Ligji parasheh raportim në Kuvendin e Maqedonisë, krijimin e tre grupeve të punës në agjenci, pra udhëheqësit, ekspertët dhe punëtorët operativ-teknik. AOT-ja duhet të jetë organ i pavarur shtetëror.

Propozimet e këtij mekanizmi të ri duhet të jenë para seancës qeveritare në dhjetor, kurse dispozitat do të zbatohen më së voni deri më 1 nëntor, 2018./Telegrafi/