LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria rrit transparencën, publikon dokumente të karakterit publik”

“Qeveria rrit transparencën, publikon dokumente të karakterit publik”

Qeveria e Maqedonisë në web faqen e saj publikoi dhjetëra dokumente dhe informata të reja në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Në internet faqen e saj janë publikuar dokumente dhe informata të cilat kanë të bëjnë me punën dhe aktivitetet e Sekretariatit të Përgjithshëm, zyrës së kryeministrit, zv.kryeministrit të obliguar për çështje ekonomike dhe për koordinimin me resurse ekonomike, si dhe për disa ministra pa resorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për herë të parë janë të qasshme buxhetet nga viti i kaluar edhe nga ky vit, raporte revizore, plane për furnizime, lista të të punësuarve me telefona zyrtarë dhe e-mail adresa, rregullore për sistematizim të vendeve të punës, rregullore për organizim, ligje dhe akte nënligjore në kompetencë të institucioneve, lista për informata të karakterit publik, organogram për organizim të brendshëm, si dhe kalendar të ngjarjeve.


Dokumentet e potencuara janë të qasshme në kategorinë “Informata të karakterit publik”, në web faqen e Qeverisë së RM-së – www.vlada.mk, dhe në ueb faqet e ministrive të caktuara. Linku në të cilin mund të shihen dokumentet është http://vlada.mk/InformaciiJAvenKArakter.

“Sa për përkujtim, në seancën e saj të 34-të, Qeveria i obligoi të gjithë ministritë në internet faqet e tyre t’i publikojnë dokumentet e tilla dhe të ngjashme, dhe një numër i madh i tyre veçmë janë të qasshme publikisht”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria theksojnë se numri i dokumenteve të cilat do të jenë të qasshme, vazhdimisht do të rritet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori