Studimi “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Instituti për Demokraci në Shkup gjeti se Shqipëria kishte numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votës.
Studimi përfundoi pak kohë më parë dhe ka referuar se 1/5 të anketuarve në Shqipëri dhe Malin e Zi kanë pohuar se u është ofruar para në këmbim të votës.
Për të realizuar këtë studim janë angazhuar ne më shumë se 6 organizata në rajon dhe votuesve u është drejtuar direkt pyetja “ A ju është ofruar para në këmbim të votës?”.
Veçanërisht, një në pesë të anketuar në Malin e Zi (22.5%) dhe Shqipëri (20.6%) raportuan se kanë marrë oferta parash ose favore në shkëmbim të një vote, ndërsa shifrat në Bosnjë dhe Kosovë ishin përkatësisht 15.4% dhe 12.5%.
Presioni ndaj votuesve është më i ulët në Serbi (8.4%) dhe Maqedoni (7.4%).
Studimi arrin në përfundimin se në secilin nga vendet e Ballkanit numri i votuesve që kanë marrë oferta për blerje vote përfaqëson një proporcion të konsiderueshëm të elektoratit, masë kjo që ndikon edhe në rezultatet e zgjedhjeve.
Numri i votuesve që janë në shënjestër me ofertën e blerjes së votës është më shumë se dy të tretat e votave për fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri dhe Malin i Zi, ndërsa tejkalon numrin e votuesve për fituesit në Bosnjë dhe Kosovë.
“Gjetjet tona nuk duhet të merren si një tregues i saktë i efektit të klientelizmit në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë ato janë shumë afër realitetit të klientelizmit të blerjes së votës në Rajon” thuhet në studimin e institutit për Demokraci” me qendër në Shkup.
“Gjetjet tona sugjerojnë se shkalla e klientelizmit është e mjaftueshme për të lëkundur rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në raport.
Studimi ka gjetur gjithashtu se partitë politike në vendet e Ballkanit ushtrojnë forma negative presioni të shoqëruara herë pas herë me kërcënime për votuesit për të siguruar mbështetje politike.
Në Malin e Zi, 11.7% e të anketuarve raportuan se ata janë këshilluar nga menaxherët e tyre / bosi për të votuar për një parti të caktuar ditën e zgjedhjeve, ndërsa 7.5% thanë se atyre u është kërkuar që të marrin pjesë në aktivitetet e partisë.
Shifrat përkatëse janë 6% / 3.4% në Maqedoni, 5.5% / 5.1% në Kosovë, 5.2% / 6% në Serbi, 4.8% / 5.6% në Shqipëri dhe 4.5% / 3.3% në Bosnjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova