LAJMI I FUNDIT:

Deja Vu i Kosovës ndaj Hungarisë, njëjtë si me Lituaninë – çereku i tretë fatal

Deja Vu i Kosovës ndaj Hungarisë, njëjtë si me Lituaninë – çereku i tretë fatal

Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Botërorin, Kina 2019 në basketboll ndaj Hungarisë me rezultat 84-76.

Ndeshja u zhvillua në Fonix Hall të Debrecenit në një atmosferë mjaft të mirë të krijuar nga rreth pesë mijë shikues.

Ishte kjo një ndeshje përafërsisht e njëjtë sikur me Lituaninë, ku dy çerekat e parë ishin shumë të fortë për përfaqësuesen tonë.


Kosova e përfundoi me fitore çerekun e parë duke udhëhequr me një pikë dhe pikërisht me një pikë epërsi shkoi në fund të pjesës së parë në zhveshtore, duke shfrytëzuar dominancën e Lis Shoshit në një mbrëmje ku Dardan Berisha nuk arriti të tregojë impaktin e pritur.

Mbrojtja zonale e Kosovës u tregua efektive ashtu sikurse sulmi me splits që nxirrnin në pozitë shënimi Lis Shoshin, për të cilin kundërshtarët nuk patën përgjigje – deri në çerekun e tretë.

Pikërisht në çerekun e tretë hungarezët shfrytëzuan kalimin e Kosovës në mbrojtjen “man to man”, prej ku edhe realizuan seri spektakolare me disa treshe radhazi, ku Kosova vuajti edhe mungesën e lojtarëve kualitativ nga stoli. Nga ana tjetër, Hungaria bënte presion mbi Lis Shoshin me dy lojtarë shtatëgjatë, kurse Dardan Berisha nuk po gjente hapësirën, ku Vojvoda i Hungarië me përvojën arriti të mbyllte anën e preferuar të Dardanit, anën e djathtë.

Më i miri te Hungaria ishte pikërisht Vojvoda me 20 pikë, ku realizoi tri treshe dhe realizio 7 kërcime e pesë asistime.

Performancë të mrekullueshme shfaqën edhe Wittman me 20 pikë dhe Allen me 15 pikë e 9 kërcime.

Te Kosova më i miri ishte Scott Bamforth me 21 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, kurse ai u përcoll nga Lis Shoshi me double double prej 16 pikë e 11 kërcimesh. Dardan Berisha shtoi vetëm 22 pikë, ku nga tri pikë ishte vetëm 20 për qind i saktë, duke qëlluar dy herë nga 10 tentime.

Kosova tash në Grupin C mbetet në vendin e fundit me dy humbje nga dy ndeshjet, kurse Polonia dhe Hungaria kanë nga një fitore dhe ndajnë pozitat dy dhe tre, kurse Lituania ka gozhduar pozitën e parë me dy fitore nga dy ndeshjet e para.

Tri skuadrat nga grupi kualifikohen në rrethin e dytë, kurse Kosovës do t’i duhen tash performanca të forta në shtëpi ndaj Hungarisë e Polonisë, ashtu sikurse një fitore potenciale ndaj Polonisë në udhëtim.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo

Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo

Serie A
Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit

Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit

Serie A
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Juventusi do ta mbyllë këtë javë transferimin e mbrojtësit sllovak

Juventusi do ta mbyllë këtë javë transferimin e mbrojtësit sllovak

Serie A
Kalo në kategori