Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në cilësinë e panelistit mori pjesë në hapjen e Konferencës “Dita e Dialogut të Diasporës” që po mbahet në Këln, kryeqendrën e Landit të North Rhine-Westphalen të Republikës Federale të Gjermanisë.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin Presidenti i Shqipërisë Iliri Meta, nënkryetari i Bashkisë së Këlnit Ralf Heinen, sekretarja e shtetit gjerman Serep Guler, kryebashkiakë nga Shqipëria, Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Konsullja e Nderit Anduena Stephan dhe shumë përfaqësues nga diaspora shqiptare në Gjermani dhe më gjerë.
Sipas një njoftimi të MZHE, konferenca është organizuar nga Shoqata Ideal nën patronatin e Konsullatës së Nderit dhe Ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin.
Me këtë rast, ministri Lluka së bashku me përfaqësues tjerë të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëbiseduar me të pranishmit lidhur me rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendeve të origjinës, e veçanërisht rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për të orientuar investimet e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.
Në kuadër të kësaj vizite, ministri Lluka është pritur edhe nga Kryeministri i Landit North Rhine-Westphalen – Armin Laschet, ku prezent ishin edhe Ministri i Financave të Landit dhe kryetari i Dyseldorfit.
Gjithashtu, Lluka u takua me afaristin e mirënjohur Lazim Destani me të cilin biseduan për mundësitë investimeve në vend
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPunë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
A ateroi “Air Serbia” në Aeroportin e Prishtinës?
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Ministria e Financave, pensionistëve: Kujdes ndaj lajmeve të rreme për skemat pensionale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United