LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo shfaq muskujt dhe fizikun e tij joshës në reklamën e re (Foto)

Cristiano Ronaldo shfaq muskujt dhe fizikun e tij joshës në reklamën e re (Foto)

Ai u bë baba për herë të katërt pak javë më parë.

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo tregoi se gjendet në formë të mirë, ndërsa shfaqi muskujt e tij gjatë realizimit të një videoje për të promovuar linjën e tij të veshjes “CR7 Denim”.

Ai u zhvesh vetëm në një palë xhinse të thyer me gurë, duke shfaqur të gjitha hiret e tij trupore në video-reklamë.


Duke xhiruar me shikim të zjarrtë nga kamera, ylli i Real Madridit, i cili është i njohur për fizikun e tij vrasës, gjithashtu zbuloi krahët e tij të formësuar, ndërsa u përkul në një mur të mbuluar me dritë të bardhë dhe të kuqe.

Videoja e reklamës shfaq etiketën e re të Cristianos, në të cilën ai cilësohet si “e ardhmja e xhinsit”.

Reklama në fjalë vjen dy javë pasi ylli ngarkoi një fotografi të të dashurës së tij Georgina Rodriquez, 22 vjeçe, duke mbajtur të bijën e tyre të porsalindur pranë tij dhe Cristiano Jr.

Ai shkroi në faqen e tij në Instagram: ‘Alana Martina sapo ka lindur! Të dy Geo dhe Alana janë mirë! Të gjithë jemi shumë të lumtur!

Familja arriti në Spitalin Quiron Universal në Madrid, pranë shtëpisë së futbollistit në La Finca, pranë zonës së ngushtë VIP.

Mendohej se fëmija i saj i parë – dhe i katërti i Cristiano – do të lindte rreth 21 nëntorit. Por të dielën në mbrëmje Ronaldo konfirmoi se ata ishin të gjithë mirë.

Georgina, e cila është gjysmë spanjolle dhe gjysmë argjentinase, tha në gusht se si po përgatitej për lindjen e Alana Martina ndërsa hante një dietë të rreptë mesdhetare.

Cristiano tha javën e kaluar se të qenit një baba ishte një përvojë mahnitëse.

Ai e zgjeroi familjen e tij në qershor me binjakët zëvendësues Eva dhe Mateo, të cilët ishin lindur në një spital amerikan dhe u sollën në Madrid ku jeton me nënën e tij.

Cristiano Jr, gjithashtu mendohet të ketë lindur në një nënë surrogate në Shtetet e Bashkuara.

I pyetur për ndjenjën e të qenit baba, Ronaldo u shpreh: ‘Të jesh një baba është një udhëtim unik dhe personal, diçka që më ka ndryshuar plotësisht.

“Më ka mësuar gjëra për dashurinë që nuk e njihja kurrë. Më ka zbutur mua dhe më ka dhënë një perspektivë të ndryshme në atë që është me të vërtetë e rëndësishme në jetën time.

“Nuk mund të them se do bëhem përsëri baba. Të jesh një baba dhe të shohësh rritjen e familjes sime është padyshim privilegji më i madh që kam pasur.

“Kaloni kohë me ta, duke qenë pranë tyre, duke u argëtuar dhe duke qeshur me ta. Ata kanë sjellë shumë lumturi dhe gëzim në jetën time”, ka thënë 32-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin pamjet - Jozi godet me shuplakë Gjestin?

Dalin pamjet - Jozi godet me shuplakë Gjestin?

Magazina
Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni

Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni

Magazina
Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani dorëzojnë “Pasaportën” në Prishtinë: Filmi që ngre zërin për emigracionin dhe shqiptarët mbush sallat e ‘CineStar’

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani dorëzojnë “Pasaportën” në Prishtinë: Filmi që ngre zërin për emigracionin dhe shqiptarët mbush sallat e ‘CineStar’

Magazina

"Zgjohu se i kam të gjithë banorët kundër dhe është faji yt”, Egli tenton ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Kalo në kategori