As Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) e as zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk i kanë hedhur poshtë të gjeturat se gjykatës evropianë të pandehurve kosovarë iu referohen si kafshë. Ndërkohë, ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, është i gatshëm të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2”.
Hulumtimi i fundit i RTK-së në të cilin u hodhën dyshime serioze për keqpërdorime në misionin më të madh evropian në Prishtinë, në veçanti në rastin “Drenica 2”, ka nxitur reagime të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian. Zëdhënësja e Punëve të Jashtme dhe e Politikave të Sigurisë në BE, Maja Kocijancic, nuk ka mohuar asnjë prej fakteve të publikuara.
“Para kësaj vjeshte, Simmons nuk ka ngritur asnjë dyshim. Është e panevojshme të thuhet se nëse ai ishte i vetëdijshëm për këto akuza paraprakisht, ai duhet të kishte reaguar, veçanërisht në rolin e tij si president i gjyqtarëve të EULEX-it. Nëse, për shembull, dëshironte të siguronte prova për çdo gjykatë në Kosovë, ai mund ta kishte bërë këtë duke ndjekur procedura të qarta që ekzistojnë për raste të tilla”, ka thënë ajo, duke shtuar se Simmons ka refuzuar të jetë pjesë e një hetimi të iniciuar pas akuzave të tij.
Por, krejt ndryshe flasin provat e siguruara nga RTK. Sipas dokumenteve që televizioni publik posedon, Simmons ishte kërcënuar nga menaxhmenti i EULEX-it kur kishte provuar të sillte dëshmi në Gjykatën Supreme për keqpërdorime të mëdha të misionit, të paktën në rastin “Drenica 2”. Po ashtu, ekzistojnë prova që dëshmojnë se Simmons nuk ka reaguar vetëm në vjeshtën e këtij viti, por se raportimet e tij kanë nisur vite më parë.
Ndryshe, dokumente të reja të siguruara nga RTK, dëshmojnë se Malcolm Simmons edhe sot është i gatshëm të raportojë për krejt gjetjet e tij për keqpërdorime të misionit. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025