Një në tre gra apo vajza i ekspozohet një forme të caktuar të dhunës në korniza globale, theksoi koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, Louisa Vinton në intervistë për AIM. “Ky numër, një në tre, është i zbatueshëm në pothuajse çdo vend, në çdo kontekst. Në Maqedoni konkretisht vërejmë se ka mungesë të të dhënave, nuk e dimë saktë për sa raste bëhet fjale, për këtë në vend punojmë shumë në këtë drejtim. Tani realizojmë hulumtim për gjendjen në vend”, thotë Vinton.
“Është e dokumentuar që jo vetëm një nga tre gra apo vajza është ekspozuar në ndonjë formë të dhunës, por tetë për qind prej të gjithë të anketuarve kanë përjetuar dhunë fizike dhe seksuale në 12 muajtë e fundit”, shtoi Vinton. Në Kuvend sonte do të shënohet fillimi i fushatës “Gjashtëmbedhjetë ditë aktivitet kunder dhunës gjinore”, në organizim të KB-së, ndërsa në bashkëpunim me institucionet në Maqedoni, në të cilën do të marrë pjesë edhe Vinton.
Me shënimin e fillimit të fushatës në të vërtetë paralajmërohet edhe dita e nesërme 25 nëntori, Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave. “Qëllimi i kësaj fushate është të tërhiqet vëmendja në çështjen për dhunën ndaj grave. KB-ja i kushton kujdes të madh kësaj çështje, sepse dhuna ndaj grave është një shkelje e të drejtave të njeriut. Qëllimi është që njerëzit të bëhen të vëtedijshëm për këtë gjendje, por të bëhen të vetëdijshem dhe për atë që mund të bëjnë që të pengohet dhuna”, theksoi Vinton.
Ajo thotë se Maqedonia ka traditë të gjatë të shënimit të kësaj dite, por shton se vendi duhet të bëjë më shumë përpjekje me qëllim që tërë kjo të mos jetë simbolike, por me të vërtetë të implementohen vendimet e miratuara. Fillimi i fushatës do të shënohet jo rastësisht në Kuvend. Thekson se ky është akt simbolik, me të cilin bëhet e ditur se nga Kuvendi pritet që në afatin më të shkurtë të mundur të miratojë Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, e njohur si Konventa e Stambollit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze