LAJMI I FUNDIT:

Dënim me kusht për Tomisllav Llazarov, i akuzuar për “Dhunën në Qendër”

Dënim me kusht për Tomisllav Llazarov, i akuzuar për “Dhunën në Qendër”

Gjykata sot solli vendim për të akuzuarin Tomisllav Llazarov, gjashtë muaj burg nëse gjatë dy viteve të ardhshme kryen vepër penale. Llazarov për rastin “Dhuna në Qendër” është gjykuar i vetëm, pasi ka pranuar fajin.

Ai para gjykatës tha se nuk do të dorëzojë ankesë dhe përsëriti se është penduar për veprën që ka kryer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova gjatë shqiptimit të aktgjykimit tha se janë marrë parasysh rrethanat që i akuzuari ka pranuar fajin, se nuk ka qenë i dënuar më parë dhe se është prind.


Për “Dhunën në Qendër” të akuzuar janë edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe disa këshilltarë të OBRM-PDUKM-së, të cilët në seancën e kaluar thanë se nuk ndjehen fajtorë./Telegrafi/