LAJMI I FUNDIT:

Pejë, vdes gruaja që u rrah nga burri

Pejë, vdes gruaja që u rrah nga burri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten ka vdekur një grua, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Raportimi për sulm fizik kishte ndodhur më 17 nëntor në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa të enjten në QKUK ka ndërruar jetë viktima e cila kishte qenë duke u trajtuar pas lëndimeve të marra.


“Pejë 17.11.2017 – 07:20. Sot më 23.11.2017 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër K/Shqiptare e cila ka qenë duke u trajtuar pas lëndimeve që ka pësuar pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.