LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha kapet në flagrancë, filmohet duke thithur kokainë në shkollë (Video)

Profesoresha kapet në flagrancë, filmohet duke thithur kokainë në shkollë (Video)

Është arrestuar një profesoreshë e gjuhës angleze në një shkollë të mesme në SHBA, pasi u filmua duke thithur pluhur të bardhë (kokainë) në klasë.

Samantha Cox 24-vjeçe, është nxjerrë e prangosur nga St. John në Indiana të Shteteve të Bashkuara, pasi disa nxënës ia treguan videon drejtorit i cili pa u menduar dy herë i telefonoi policisë, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, ajo shihet duke bërë vija të bardha në një fletore të cilat më pas i thith me hundë, derisa po qëndronte me derë të mbyllur brenda një klase.

Edhe pse ishte e bindur që askush nuk po e sheh, Cox u filmua nga dritarja dhe akuzohej për posedim dhe konsumim të lëndëve narkotike. Megjithatë, ajo pas disa orëve është liruar pasi ka paguar kaucion prej një mijë dollarë.

Ende nuk dihet se sa gjatë kishte punuar kjo profesoreshe në këtë shkollë, ku edhe u filmua duke konsumuar kokainë.

Sidoqoftë me tu zbuluar ky skandal, menaxhmenti i shkollës e ka larguar nga puna 24-vjeçaren Cox që u kap në flagrancë gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/