LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Në fshatin Krajk të Prizrenit është gjetur një person pa shenja jete.

Policia njofton se trupi i personit të pajetë është gjetur sot në afërsi të lumit Drin.


Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i hetuesve rajonalë, krim teknika dhe ekipi i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatua se trupi ishte pa shenja jete.

Po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit ku me urdhër të tije trupi i pa jetë dërgohet në IQMJ për autopsi me qëllim të vërtetimit të shkakut të vdekjes. /kp/Telegrafi/