LAJMI I FUNDIT:

Mielli i M&Sillosi nga tani edhe në KFC (Foto)

Mielli i M&Sillosi nga tani edhe në KFC (Foto)

Në ambientet e M&Sillosi-t të enjten është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të përfaqësueseve të kësaj kompanie dhe atyre të Kentucky Fried Chicken (KFC) për furnizim me produktin miell. Melli KFC është produkt enkas i zhvilluar nga M&Sillosi për nevojat e KFC-së.

E themeluar në SHBA nga Colonel Harland Sanders, KFC është një ndër rrjetet më të mëdha të restoraneve të ushqimit të shpejtë në botë. Ajo është prezente në 123 vende të botës me 20,000 lokacione në mbarë globin.


Ky brend i njohur Amerikan nga viti 2016 ka shtrirë rrjetin e saj edhe në Kosovë, fillimisht në Prishtinë e më pastaj edhe në qytete të tjera.

M&Sillosi është fabrika më e madhe e prodhimit të miellit në regjion. Kapacitetet e prodhimit të miellit janë rreth 600 ton në ditë, ndërsa ato të depozitimit të grurit rreth 60.000 ton.

Brendeve tanimë të njohura në Kosovë dhe rajon, Finnesa, Dellino dhe Sofra i është shtuar edhe një produkt mielli i cili enkas prodhohet për nevojat e KFC-së sipas formulës dhe aprovimit në bazë të YUM standardit ndërkombëtar.

Produktet e fabrikës së miellit M&Sillosi janë të çertifikuara nga institucionet më të larta ndërkombëtare për auditimin e produkteve ushqimore FSSC 22000, BRC, IFS dhe FDA.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga tani produkti KFC Mielli do të jetë prezent edhe në rrjetin zinxhirorë të KFC-së si në Kosovë e po ashtu edhe në restorantet e tyre në vendet e ndryshme të botës.

Përfaqësuesit e dy kompanive u zotuan se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tepër duke u zgjeruar edhe në fusha të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori